Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Qeveria holandeze ka rënë sot pas mosmarrëveshjeve mbi propozimet për imigracionin, që çuan në tërheqjen e partisë së udhëheqësit të ekstremit të djathtë Geert Wilders nga koalicioni qeverisës.

Wilders tha në një postim të përkthyer nga CNBC në platformën sociale X, se partia e tij Partia për Liri (PVV) do të largohej për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për propozimet e tyre për azilin.

PVV fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të Holandës në vitin 2023, duke e rrëzuar partinë e ish-kryeministrit Mark Rutte nga vendi i parë.

Pavarësisht fitores, katër partitë kryesore të vendit zgjodhën ish-kreun e shërbimit të inteligjencës së Holandës, Dick Schoof, si kryeministër.

Wilders të dielën kishte paralajmëruar se partia e tij mund të largohej nga koalicioni, transmeton Telegrafi.

“Më lejoni të jem shumë i qartë. Nëse shumica e propozimeve tona nga plani dhjetëpikësh i azilit nuk miratohen nga koalicioni (dhe kështu nuk shtohen në Marrëveshjen e Vijave Kryesore) dhe nuk zbatohen nga kabineti sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë PVV do të tërhiqet nga ky koalicion”, tha ai në një postim në X gjatë fundjavës.

Javën e kaluar, PVV paraqiti një plan me 10 pika për të ulur imigracionin, i cili përfshinte një thirrje për të ndaluar azilin dhe për të ndaluar përkohësisht ribashkimin e familjeve për të gjithë azilkërkuesit që u është dhënë statusi i refugjatit.

About Redaksia

Check Also

Macron njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar sot se ka vendosur që Franca të njohë …