Zyrtare/Europa vendos Ramën nën hetim, deklarata e Dolors Montserrat

Misioni fakt-mbledhës i PPE që është konfrmuar sot në Bruksel do të mbërrijë në Shqipëri me një mision të përcaktuar. Ai do të hetojë Ramën për faktet e masakrës elektorale të 11 majit si dhe do të hetojë faktet për kartelet e drogës.

Rama do të jetë zyrtarisht nën hetim nga grupi më i madh në Parlamentin Europian, që janë Partitë Popullore Europiane. Kjo është një nga goditjet më të forta që Rama merr në planin ndërkombëtar, ndërsa deri pak kohë më parë e konsideronte veten të paprekshëm në arenën ndërkombëtare.

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës së Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri”.

Në fjalën e tij, Berisha kërkoi zyrtarisht që PPE dhe partitë simotra të angazhohen në dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri. Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën: “Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh.

“Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Linda m’u hodh në fyt, Rama më mori telefonin/ Gazetari tregon përleshjen me çiftin kryeministror në Vuno

Një incident i raportuar të enjten në Vuno ka përfshirë gazetarin dhe publicistin Arjan Konomi, …