Për të parën herë në këto 12 vite Rama është vënë nën hetim nga grupi më i madh politk në Parlamentin Europian, që janë Partitë Popullore Europiane. Vizita e Berishës në Bruksel në Asamblenë Politke të PPE si dhe kërkesa zyrtare për misionin fakt-mbledhës të PPE në Shqipëri ka detyruar Ramën që të dërgojë me urgjencë në Bruksel dy deputetë të tij, të cilëve u ishte ngarkuar detyra që të kërkonin nga PPE të refuzonte kërkesën e bërë nga Berisha.
Pyetje: A mund thotë Sali Berisha se Partia Popullore Europiane është pika e tij më e fortë në arenën ndërkombëtare duke parë atë që ka ndodhur ditën e sotme?
Sali Berisha: Partia Popullore Europiane është mbështetësja më e fuqishme si institucion ndërkombëtar i PD dhe këtë ajo e dëshmoi me rezolutën e Valencias, me të cilën 10 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet, farsa elektorale e 11 Majit u dënua në të gjitha aspektet.
Dhe këtu i referuan edhe rezolutës së Valencias.
Pra, farsa elektorale ishte e paralajmëruar nga rezoluta e Valencias.
Natyrisht kjo është një betejë që vazhdon dhe ne në betejën tonë kundër narkoshtetit do mobilizojmë të gjithë potencialet që PPE disponon.
Për ta ditur shqiptarët, Edi Rama ka nisur me urgjencë pasi mori vesh praninë tonë këtu, 2 përfaqësues të narkoshtetit, njëri prej të cilëve është…
Pyetje: Ku e morët vesh këtë informacion zoti Berisha?
Sali Berisha: E mora këtë informacion, njëri prej të cilëve është pastori pa Bibël, që ka për Bibël, manifestin komunist, që nuk ka asgjë të përbashkët me një pastor, siç është Toni Gogu, dhe tjetri një Etjen Xhafaj, i cili vjen në mision për të larë mëkatet e tij, por do ikin me turp siç do vijnë.
Pyetje: Edhe një pyetje të fundit, pas rezolutës së miratuar nga një organizatë që ka 108 forca politike, a prisni një tjetër rezolutë të miratohet nga PPE pas 11 Majit?
Sali Berisha: Ne nuk paraqitëm këtu rezolutë pasi rezoluta ishte miratuar më 30 prill me të gjithë problemet që u konstatuan në zgjedhjet.
Por deklarata e presidentit të Partisë Popullore Europiane, sekretarit të përgjithshme të saj dhe të pranishmëve këtu ishin deklarata shumë të hidhura për narkoregjimin e Tiranës dhe mbështetje të plota për PD-në dhe popullin opozitar që votoi në kushte terrori dhe në kushte dhune të gjithanshme me 11 Maj.