Nga Alba KEPI
Pas aprovimit në dhomën e deputetëve sot Senati Italian merr ne diskutim këtë normë të re ligjore.
Në draftin mbi rendin e sigurinë i kaluar me shumicë votash në dhomën e deputetëve, qeveria Meloni ka klasifikuar si bimë narkotike dhe kultivimin e kanabisit me THC brenda normës së lejuar deri më sot 0.2%-0.5%.
Drafti i ri ligjor ndalon kultivimin, shitjen, përpunimin, importimin, shpërndarjen, dërgesat, transportin e luleve të “kanabis light”. Lulëzimi i kërpit të kanabisit të lehtë barazohet me lëndët me efekte narkotike e konsumimi i tyre si dhe kultivimi, tregtimi apo importi do të sanksionohen nga neni 18 i ligjit 1509 që sot më 3 qershor pritet të marrë aprovimin në Dhomën e Senatit me modifikimet e kërkuara nga parlamentarët italianë.
Masat e kërkuara nga ligji shtrihet dhe për çdo derivat të luleve të kanabisit përfshirë vajin, rrëshirën, ekstraktet etj.
Ndërsa sa i takon kanabisit terapeutik drafti i ri ligjor nuk ndryshon asgjë.
Do të vijojë të lejohet për qëllime kure mjekësore kundrejt recetës së rekomanduar nga mjeku.
Kultivimi i kanabisit të lehtë u lejuar në Itali më 2016 pas aprovimit të ligjit 242 të datës 2 dhjetor 2016.
Departamenti për politikat antidrogë pranë qeverisë italiane sqaron në një notë zyrtare se “me hyrjen në fuqi të këtij ligji nisi në mënyrë të paligjshme hapja e dyqaneve të kanabisit e derivateve të tij duke krijuar në komunitet idenë e rremë të lejimit të kanabisit të lehtë”.
Sipas këtij departamenti e vërteta është se varieteti i lejuar është Canabis Sativa Lineaus që nuk do të thotë i lehtë e që lejueshëm nga normativa evropiane.
Kjo normë e re ligjore e aprovuar nga qeveria Meloni synon “mos konsumimin e produkteve të Canabis Sativa Lineaus pasi ndikojnë në gjendjen psikofizike të konsumatorit duke vënë në rrezik rendin e sigurinë publike, rrugore”.
Ndaj këtij vendimi të qeverisë shoqatat të ndryshme të kultivuesve të këtij sektori kanë reaguar përmes aksioneve ligjore me alarmin se ky ligj lë pa punë rreth 10 mijë punonjës të këtij sektori e që arrijnë deri në 30 mijë kur është periudha e mbledhjes.
Për shoqatën e fermerëve, “barazimi i përdorimit të luleve të kanabisit dhe në mungesë të përdorimit rekreativ, është një masë e paarsyeshme. Lulet e kanabisit kanë një përmbajtje THC nën 0.3% që nuk shkakton efekte psikotropike apo narkotike e është plotësisht e ligjshme të përdoret apo të kultivohet”.
Gazeta RD