Farsa elektorale/ Eurodeputetja Montserrat: Zgjedhjet u blenë! Po vëzhgojmë nga afër!

Parlamenti Europian rrëzoi zgjedhjet në Shqipëri duke damoksur qeverisjen e Edi Ramës për përdorimin e pushtetit dhe fondeve publike për të blerë zgjedhjet e 11 Majit.

Në seancën dëgjimore të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat konfirmoi shqetësimin serioz për gjetjet Paraprake të Vëzhguesve Ndërkombëtarë në zgjedhjet e 11 majit dhe nënvizoi se PPE do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në Shqipëri, duke qëndruar pranë aktorëve demokratikë në vend.

“PPE ka ndjekur me shqetësim të madh Gjetjet Paraprake të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të Zgjedhjeve në Shqipëri që konfirmojnë shqetësimet tona të shprehura në Rezolutën e Valencias nga PPE përfshirë abuzimin me burimet shtetërore, blerjen e votave, intimidimin e votuesve dhe mungesën e lirisë së medias.

PPE do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në Shqipëri, duke qëndruar pranë aktorëve demokratikë në vend. Jemi tërësisht të angazhuar për të ndjekur raportin përfundimtar të OSBE-së”, tha europarlamentarja

Në një seancë urgjente, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian zhvilloi sot seancë dëgjimore me misionin e vëzhguesve në Shqipëri, ku u denoncua pabarazia në garë, përdorimi i forcës së pushtetit për të kërcënuar votuesit dhe administratën, shpërndarja e bonueseve, falja e gjobave apo edhe lidhjet me krimin e organizuar që diktuan orientimin e votës.

 

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …