“Narcos”, Grupi “Kingmaker” Parlamentar

Nga Basir ÇOLLAKU

PD, PS, disa deputetë të tjerë nuk formojnë dot grup, duke mos arritur numrin 7, si dhe Grupi Kokaina, veshur me markën PS.

Ky do të jetë Parlamenti në Shtator 2025

Zgjedhjet nuk kanë mbaruar. Grupet parlamentare ende nuk janë konfiguruar me imtësi.

Do të kenë sigurisht PS dhe PD grupet e tyre parlamentare. Por tani nuk është sekret, nuk është problem i fshehur, thjesht ka përparuar. Bota e Mafias ka numrat e saj në sallën e Kuvendit me nisjen e seancave plenare në shtator.

Si ndodh kjo?

Ku dhe kush janë?

Falë lidhjes nga 2013-a, të Ramës me krimin e organizuar, lidhje e shtuar e zgjeruar ndër vite, në dy legjislaturat e fundit, kemi pasur numër deputetësh të listuar e financuar nga bota e nëntokës.

Në 2012, vetëm nga lista e Durrësit, tre deputetë ikën, Rrahman Rraja nga dekriminalizimi, Jurgis Çyrbja arrestuar pas përgjimeve të sky, Lefter Koka ish-ministër, si i pandehur te inceneratorët.

Deputeti Ndrazhi kishte këmbyer vendin me Çyrben, sipas grupeve mbështetëse, pjesë e dosjes së trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Pra 50 përqind e listës së Durrësit, ku ishte edhe Edi Rama deputet, ishin në anën e paligjshmërisë.

Sigurisht të firmosur si kandidatë të gjithë nga KM dhe kreu i Rilindjes, pas propozimeve nga poshtë.

Kreu i vëzhguesve të Parlamentit Europian në zgjedhjet e 11 majit, eurodeputeti gjerman Michael Gahler, përveç deklarimit, se votat u blenë hapur me vendime qeverie, presioneve, përdorjeve të pushtetit, përmendi edhe tabunë e munguar nëpër raporte, se strukturat kriminale duan vazhdimësi.

“…ka struktura të qëndrueshme kriminale në vazhdim, që në një shkallë të madhe janë të angazhuara me pastrimin e parave, po të shohësh edhe ndërtimet që janë aty dhe gjithçka.

Ata kanë interes që të ruajnë këto struktura siç janë, në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë këtë aktivitet..” duke shtuar episodin e Elbasanit ku ka pasur vëzhgues të Parlamentit Europian si vëzhgues në terren, konstatues të përfshirjes kriminale.

Në zgjedhjet 2025 kishte prani të shtuar të parasë narko në çdo qark, të lidhur me mazhorancën dhe kandidatët e saj. Shtëpitë e barit ishin aktivizuar, duke ditur më herët nga fundviti i shkuar, se legalizimi i kultivimit, do të ishte një derë e re për sakrificat e tyre elektorale.

Miliardat e kokainës ishin stoku i gatshëm pjesëmarrës. Prej më tepër se dy vjet e gjysëm, ndonëse DEA kishte lajmëruar praninë e saj në Tiranë, në Durrës nuk shkëlqeu asnjë kapje ngarkese droge, ndonëse çfarë kalonte nga porti ynë, kapej matanë brigjeve të huaja.

Elbasani, Durrësi, Fieri, Shkodra, Tirana, Lezha, Dibra, por edhe qarqet e tjera kanë emra të sponsorizuar nga krimi i organizuar.

Antimafia Italiane, DEA amerikane dhe Struktura e Posaçme, nga shkurti këtij vitit ku kishin firmosur Italianë, kërkonin mbi 40 arreste për një nga bandat e Durrësit, ku spikatën i quajturi Visi i Pojës me Troplinët.

Me 19 mars kishte bërë kërkesë SPAK dhe ekzekutimet u bënë me 21 maj, 62 ditë pas. Kohë e mjaftueshme për të kontribuuar në zgjedhje me deputetët e tyre. Njëlloj Suel Çela, në kërkim prej më shumë se një viti, bënte fushatë për deputetët e tij.

Të zgjedhurit nën kujdesin e Mafias janë edhe rekordmenët e numrit të votave preferenciale, ndonëse nëpër lagjet e tyre, është vështirë të njihen para këtyre shpërthimeve politike. Nëse bëjmë një hesap numrash, me çfarë kanë qarkulluar e vendosur “grupet”, ky grup parlamentar “kokaina” kapërcen numrin 10, duke përafruar me 15 mandate.

Pa të, Rama nuk bën dot mazhorancë. E në atë soj, si janë përzier interesat, paratë dhe kontratta, ata tashmë nuk bëjnë pa njëri-tjetrin, por pala “kokaina” ka mundësinë edhe të vendosë “veton” e cila çlirohet nga përmbushja e kërkesave për investime e tenderime.

Pa këto vota të kontrolluara, ata nuk mund të bëjnë rezistencë financuesve të mandatit, pasi nuk kanë mundësi tu kthejnë paratë pas, Rama nuk mund të marrë kurorën e “mbretit” të mazhorancës, siç e quan edhe Nusret bifteku. Deri një ditë kur një vullnet i sojit SPAK, DEA, DIA, Eurpol, Eurojust apo DASH, të vendosin kohën e shpërbërjes së këtij grupi…

About Redaksia

Check Also

Thethi, albanologu dhe albanofobi

Nga Ilir META Cilido që ka vizituar Thethin largohet vetëm me një dëshirë, për t’u …