Kryetarja e Komisionit të Kulturës, njëkohësisht, deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me rikonstruksionet që po bëhen në Spaç.
Zhupa ka kërkuar një seancë dëgjimore urgjente me me përfaqësues të MEKI, të IKTK, të shoqata të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë cështje.
Reagimi
Kam ndjekur me shqetësim veprimtarinë ndërtimore në burgun e Spaçit, me punime që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës.
Si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve kam vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve dhe seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë cështje.
Askush nuk mund të retushojë, zbukurojë, apo tjetërsojë historinë!
Historia mësohet dhe trasmetohet për u përsëritur më, nuk zbukurohet për propagandë.