Berisha: Opozita është e gatshme për çdo sakrificë që të largojë armikun e egër të votës së lirë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha është shprehur se, opozita do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe është e gatshme për çdo sakrificë që të largojë Edi Ramën.

“Një objektiv tjetër madhor është denoncimi i narkoshtetit, balozëve të krimit me mandat ministrash, kryeministër, me mandat deputetësh, gjykatësish, kryepolicësh etj.

Këta janë sot armiqtë më të egër të kombit shqiptar dhe shqiptarëve. Në këtë kontekst kjo ka një rëndësi shumë të madhe.

Ne do ndërgjegjësojmë komunitetin ndërkombëtar se çfarë rreziku të madh përbën për shqiptarët, rajonin dhe më gjerë, narkoshteti i parë në Europë është instaluar në Shqipëri.

5 ditë më parë në raportin e DIA-s kishte një frazë rrëqethëse; mafia shqiptare thoshte është e ngulitur dhe operative në të gjithë territorin e Italisë.

Kurse raporte të tjera e paraqesin atë si nga mafiet më të fuqishme të planetit. Ne do të qëndrojmë në anën e shqiptarëve kundër karteleve të drogës dhe ky është edhe interesi i qytetarëve shqiptarë.

Opozita shqiptare do të jetë e gatshme për çdo sakrificë tu garantojë shqiptarëve votën e lirë, të largojë një armik të egër të votës së lirë.

Sakrificë e opozitës nënkupton angazhimin e plotë kundër regjimit me të gjitha mjetet paqësore që ekzistojnë”, tha Berisha në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …