Drejtuesi i Kongresit deklaron se Shqipëria është një nga 5 vendet në Europë ku nuk lejohen zgjedhjet

Një nga drejtuesit e Kongresit amerikan, Kryetar i Nënkomisionit të Punëve të Jashtme për Europën në Kongresin amerikan, Keith Self deklaroi në një intervistë për mediat amerikane se Shqipëria është një nga 5 vendet në Europë ku nuk lejohen zgjedhjet e lira nga ndërhyrjet e Soros sëbashku me Rumaninë dhe Poloninë, ndërsa nuk përmend me emra dy shtetet e tjera.  Deklarata është e fortë, por në të njëtën kohë është një kritikë drejtuar Bashkimit Europian që hesht për shkeljen e standardeve të tilla të lirisë dhe të demokracisë.në një vend që synon të jetë pjesë e BE.

Self shprehet se BE duhet të dënojë menjëherë ndërhyrjet në zgjedhjet nga faktorë si George Soros.

Kjo është pikërisht ajo që BE-ja duhet të bëjë. Në vend që të shtypin zërin e popullit, duhet ta inkurajojnë atë. Kjo është tradita perëndimore mbi të cilën janë ndërtuar Evropa dhe SHBA. Liria e fjalës është themelore, prandaj është në Amendamentin e Parë të Kushtetutës sonë. Kjo është një periudhë kritike në Evropë. Kemi pesë vende tashmë ku BE-ja ka lejuar që kjo të ndodhë. Duhet ta ndalim tani, para se të ndodhë edhe në Gjermani — që është shtylla kurrizore e Evropës”, thotë Self.

Kryetari i Nënkomisionit të Punëve të Jashtme për Europën në Kongresin amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të marrim një qëndrim të fortë në Evropë, që të reflektojë më pas edhe këtu në SHBA. Jam në mbështetje të çdo mjeti ligjor që Presidenti Trump dhe Marco Rubio kanë në dispozicion. E dimë që George Soros është kudo në Amerikë”, thotë Self.

Pika e fortë e demokracisë sot janë Shtetet e Bashkuara. Arsyet janë të thjeshta, sepse SHBA u clirua nga diktati i Sorosit me fitoren e Trump, ndërsa Europa është ende kaotike dhe një pjesë e mirë e establishmentit aty arrin edhe të mendojë një përplasje me Amerikën e nxitur nga interesat e Sorosit, që në të vërtetë do të ishte një vetëvrasje për Europën.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova instalimin e narkoshtetit dhe shtypjen e opozitës në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me eurodeputetin Cristian Terheș, njëherësh anëtari …