Këlliçi: Po tentohet manipulimi i raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, komentoi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke ngritur akuza të forta ndaj mënyrës se si, sipas tij dhe opozitës, është ndikuar procesi zgjedhor.

I ftuar në studion e News24, Këlliçi deklaroi se e gjithë administrata dhe asetet publike janë vënë në shërbim të Partisë Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhje.

Këlliçi theksoi se në rezolutën që mbështet Partinë Demokratike është kërkuar organizimi i zgjedhjeve të reja të lira dhe të ndershme nën drejtimin e një qeverie teknike, si dhe zbatimi i plotë i rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Ai foli edhe për misionin faktmbledhës që Parlamenti Evropian pritet të dërgojë në Shqipëri, i cili sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit me gjetjet e tij.

“Ka përpjekje serioze për të ndikuar mbi raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit, për të zbutur ose ndryshuar konkluzionet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe përdorimin e resurseve shtetërore,” paralajmëroi Këlliçi, duke shtuar se raportet e këtyre institucioneve ndërkombëtare do të jenë vendimtare për qëndrimin e BE-së dhe Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …