Nën pushtetin e Edi Ramës liria duket si një luks për qytetarët shqiptarë!

Nga Redin HAFIZI

Nuk ka pavarësi pa liri dhe nuk ka liri në varfëri. Geni liridashës do të na identifikonte më mirë si komb përballë BE dhe SHBA se sa geni europianist. Një komb që lufton rrespektohet e ne kemi luftuar për liri. Një komb që kërkon lëmosha gjeopolitike gjithnjë do të shihet si inferior, por këtu nuk e ka fajin populli, por politikanët që për kapital politik nuk duan t’ia dinë se Shqiptarët po duken në Europë si komb pa dinjitet. Nën pushtetin e Edi Ramës liria duket si një luks për qytetarët shqiptarë dhe çdo individ pa liri, patjetër që nuk ka dinjitet. Sistemi i ndërtuar në Shqipëri përze çdo individ që beson tek liria dhe pranon këdo që kënaqet me kufijtë dhe Shqipërinë e pavarur historike dhe turistike.

Shpesh në librat e historisë na kanë thënë se Shqiptarët kanë luftuar për liri dhe pavarësi. Janë dy koncepte të ndryshme në botën moderne, por po të shohim historinë e popullit tonë, patjetër që do të dallojmë se liria e kombit tonë ishte njehsuar me pavarësinë. Ne si komb jemi pushtuar nga fuqi të huaja dhe i kemi luftuar fuqishëm me armë në dorë. Si rrezultat ne fituam pavarësinë në vitin 1912 dhe këtu i themi pavarësisë liri. Nga gëzimi i pavarësisë ne ndoshta toleruam në liri dhe kjo u bë gjenetike me sa duket kur ne tolerojmë në liri përballë luftërave, përballë të ashtuquajturit presion imperialisto-revizionist, përballë rrezikut të rikthimit kinez në Shqipëri, apo edhe përballë rrezikut të rikthimit të rusëve që po bëjnë namin në Europë, përballë rrezikut islamik dhe rrezikut që paska me na fik.

Ky është sot karagjozi që kemi për kryeministër dhe me gallatën e tij kërkon që të mbysë ndjenjën e Shqiptarëve për liri. Vetëm në Shqipëri mbreti është edhe gaztor, klloun i qeverrive dhe deri organizatave ku interesi më i madh ka qenë kllounata për kapital politik përballë të huajve, që të sjellë më shumë pushtet për të mohuar liritë e Shqiptarëve. Pra me kombin tonë ka ndodhur edhe një tjetër fenomen kur vetë qeverritë që përbëheshin dhe përbëhen nga Shqiptarë u shërbenin fuqive të huaja dhe në këtë rast, edhe pse të pavarur, Shqiptarët kanë luftuar për liri.

Liria dhe demokracia janë kauzat më të fuqishme rreth të cilave Shqiptarët mund të mblidhen. Ndërkohë që kurrë nuk mund të ketë demokraci pa liri dhe nuk mund të ketë liri në varfëri.

Shqiptarët janë kombi më i varfër në Europë, por janë të pavarur në kufij dhe kurrë nuk mund të jenë të pavarur në tryezat Europiane, pasi edhe në fjalët e kllounit kryeministër Shqiptarët mund të bëhen pjesë e familjes Europiane vetëm përmes lëvizjeve burokratike në Bruksel dhe jo sepse Shqiptarët e meritojnë, pra këtu kemi humbur komplet pavarësinë e mendimit dhe ndjenjës kombëtare. Në këtë lloj lëvizje përforcohet vetëm burokracia alla Europiane që qeverris Shqipërinë dhe varfërohen më shumë Shqiptarët, humbin më shumë lirinë qytetarët.

Ndërkohë që sot duket se era e lirisë vjen vetëm nga Amerika dhe nëse një forcë politike pretendon në Shqipëri të thyejë burokracinë në pushtet për të krijuar shtet duhet të dalë hapur pro ideve të reja Amerikane, pro lirisë së popujve, pro luftës sonë shekullore për kauzën më të rëndësishme, lirinë. Kanë qenë SHBA që garantuan pavarësinë e Shqipërisë me deklaratën e President Wilson, ndërkohë që në histori ka qenë sërish SHBA që ka mbështetur luftën për liri në Shqipëri dhe Europë, pasi nuk ka pavarësi pa liri dhe nuk ka liri në varfëri.

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …