I përmendi vjedhjen 430 milion euro me inceneratorin e Tiranës, Spiropali përjashton Nokën!

Tensione ka pasur në seancën plenare në Kuvend sot në mesditë mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka.

Spiropali i mbylli mikrofonin Flamur Nokën pasi ky i kujtoi vjedhjen e 430 mln eurove me inceneratorin e Tiranës nga foltorja e Kuvendit .

Flamur Noka: E kuptoj këtë shteqesim se inceneratori vjedh 430 mln euro dhe ju..

Elisa Spiropali: S’është për procedurë…  Oe do të përjashtoj nga seanca

Flamur Noka: Kur opozita thotë të vërtetën. Ju alarmoheni e thoni po sulmohet Shqipëria, por kur vidhen 430 mln euro.. Spiropali i mbyll mikrofonin

Spiropali: Nuk po flet për procedurë, gjë të mençur nuk do të na thuash

Më pas Spiropali njoftoi përjashtimin e tij nga seanca. Pas tensioneve kryetarja e Kuvendit ndërpreu seancën për 5 minuta.

“Ta dhamë fjalën 3 herë nuk fole për procedurë. Të përshëndes. Do e lësh Bylybashkin të flasë për raportet e OSBE-ODIHR se i di më mirë këto punë? Ej ka mundësi, hajd largohu je i përjashtuar nga seanca. Nuk ka nevojë për Gardën. Nuk duroj këtu as fyerje as zaptim foltoreje”, tha ajo, ndërsa njoftoi ndërprerjen e seancës.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …