Noka: Varrosët votën e lirë! Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë fjalës në parlament ka hedhur akuza ndaj rilindjes për “varrosjen e votës së lirë” me zgjedhjet e 11 majit.  Noka tha se, është gjymtuar demokracia, ju institucionalizuat tregun e votës.

“Për ju, Niko tema është ndonjë tender, rrëmbimi i ndonjë prone ushtrie, ndonjë panel solar, ndonjë copë det atje që të rrëmbeni. Kjo është për ju në agjendë, ndërsa për ne opozitën është një agjendë krejt tjetër Niko. Sepse është e papranueshme për ne dhe çdo shqiptar që Shqipëria vend anëtar i NATO-s, që Shqipëria që siç thoni edhe ju ka çelur kapitujt e parë të negociatave me BE, të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira. Sepse Niko sot jo vetëm para shqiptarëve, por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht edhe me vullnetin tuaj të plotë politik por edhe nga etja e sulltanit tuaj për tu kacavjerrë me çdo kusht pas karriges. Pra është gjymtuar demokracia.

Demokracisë këtu në vendin tonë, tashmë i qëndron veç fasada, ajo fasadë të cilën sulltani juaj e ka merak. Themelet e pushtetit tuaj sot qëndrojnë mbi votën e blerë mbi votën e shantazhuar, mbi votën e tjetërsuar. 11 maji ishte një farsë. Themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë. Ishte farsë sepse e pamë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët që me 11 maj nuk pati përballje alternativash, mes opozitës , me partive të opozitës dhe atyre të pozitës, Nuk pat përballje mes programeve që paraqet njëra forcë apo tjetra forcë. Ju opozitës i vendoset përballë gjithë shtetin se bashku me bandat dhe krimin e organizuar se bashku me trafikantët e drogës dhe me kartelet që i nxorët haptas dhe publikisht.

Ju sollët para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet ne pataronazhimin dhe me kapjen e mediave, i kthyet neediat në “Vari Carlon” që ju bënit tallave dhe që nuk jepnin asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Insitucionalizuat treguan e votës. Kemi degjuar që në çdo qytet ka pazar e treg të gjësë së gjallë ju pazarin e votës e institucionalizuat, me vendim qeveria ju bletë me nga 100 euro për koke bletë, 56- mije pensonistë, dy ditë para zgjedhje falet 150 gjoba, pra bletë me vendim qeverie. Me licencat e kanabisit  ju bletë vota. Votat bletë edhe me paratë. Ju aplikuat skemën e kriminale të trenit bullgar”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …