Bylykbashi: PD e vendosur të nxjerrë në shesh të vërtetën me zgjedhjet e 11 majit!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se, Partia Demokratike është e vendosur të nxjerrë në shesh të vërtetën me zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, pranimi i kërkesës së PD për rivlerësim të fletëve të votimit për qarkun Tiranë mund të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve.

“Për herë të parë po përdorim një instrument, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, ata thanë këqyrjen e fletëve të votimit. Kjo të çon te rivlerësimi i votës dhe rinumërimi, nuk është rinumërimin tipik. Kjo është rivlerësim përmes procesit ankimor me garanci më të mëdha, merr më shumë kohë.

A mund të çojë këqyrja e fletëve të votimit në pavlefshmëri të zgjedhjeve? Po. Nëse ka lëvizur një mandat dhe ky nuk merret vesh me rinumërim, atëherë ka pavlefshmëri të zgjedhjeve”, shpjegoi Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Çfarë ndodhi në vizitën sekrete të Ramës në Izrael

Në vitin 2023, Edi Rama ishte i ulur në oborrin e një banesë private në …