Adem Jashari “vjen” në Tiranë, por nuk ka biletë!

“RD”

Një shpërthim i patriotizmit ajo që po ndodh sot në Tiranë. Shqiptarët nuk e harrojnë gnocidin serb në Kosovë dhe kjo është një vlerë e madhe e një kombi që nuk mund të shkelë mbi historinë dhe sakrificat e veta.

Ajo që po demonstrohet rrugëve të Tiranës është ndoshta e paimagjinueshme. Adem Jashari ka “ardhur” sot në Tiranë, por nuk ka biletë për të qenë në stadium se më shumë se prezenca e tij na duhet diplomacia dhe Serbia.

Kjo është përshtypja që të krijohet kudo ku koret e tifozerisë këndojnë këngën e tij.

Dhjetra mijëra shqiparë nga treva të ndryshme kanë ardhur në Tiranë për të bërë këtë demonstrim respekti për luftëtarët e lirisë. Kjo nuk ka lidhje me një ndeshje futbolli, por ngjarje të tilla i tejkalojnë arenat e stadiumeve ku luhet futboll.

Qeveria dhe Federata janë mundur që ti përzënë nga stadiumi këtë tifozeri ashtu si Adem Jasharin, këngën e të cilit e kanv shpallur “non grata” ne stadium. Nuk i kanë dhënë bileta. I kanë përjashtuar nga tifozeria. Biletat i janë dhënë vetëm administratës për të ulur temperaturat në stadium dhe për ti bërë ato të ftohta si një varrezë.

Megjithëse i kanë përjashtuar nga stadiumi, nuk i kanë përjashtuar nga rrugët e Tiranës. Adem Jashari ishte sot në Tiranë. Tifozët janë aty në respekt të historisë së tyre dhe në  të vërtetë ata e kanë fituar këtë derbi ende pa nisur ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/Anëtari i bandës së Nuredin Dumanit u emërua numri 2 i policisë në Elbasan për zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në një konferencë për shtyp këtë të …