CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra gjëmën e tmerrshme!

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po përpiqet të shuajë me pretekste dhe pamje të jashtme të mbushura me suva dhe bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në kampin e Spaçit.

Në konferencën me gazetarët, lideri i opozitës tha se  kjo është një tentativë për të mbrojtur xhelatët e diktaturës dhe për të minimizuar aktet çnjerëzore të regjimit komunist.

“Është indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës.

Është një shkelmin për së dyti, i asaj i atij kalvari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë.

Është thjesht përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e  tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp, ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve.

Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Deputeti i kartelit të “Pojës” me pasuri 2.3 miliardë lekë

Deputeti i PS në Durrës, Arkend Balla, është i ri-zgjedhur me më shumë vota më …