Sipas tij, përveç përdorimit të resurseve shtetërore dhe fondeve publike për të ndikuar votuesit, qeveria ka kaluar edhe në shpërndarje të drejtpërdrejtë të parave në këmbim të votës. “Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave,” u shpreh Berisha, duke paraqitur pamjet filmike që, sipas tij, vërtetojnë manipulimin elektoral në zemër të kryeqytetit.
Me dhurimin e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve.
Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetëra mijëra lejeve të legalizimit, certifikatave të pronësisë.
Me përdorimin e dhjetëra mijëra automjeteve, të gjitha të shtetit dhe pa asnjë lidhje me fushatat elektorale.
Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë.
Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë.
Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota.
Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta.
Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush”, tha Berisha.