Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë se farsa zgjedhore e 11 majit nuk do të njihet kurrë.
Berisha tha se, farsa nuk njihet kurrë! Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet.
“Pra, siç e shihni, nuk mjaftuan 76 milionë euro të shpërndara publikisht.
Nuk mjaftuan 200 milionë euro gjoba dhe kamata të falura.
500 milionë euro prokurime dhe koncesione.
Por kalojnë duke shpërndarë para nëpër qoshe për të blerë vota.
Këto zgjedhje nuk njihen kurrë.
Këto zgjedhje janë farsë dhe nuk janë zgjedhje.
Pra kjo farsë nuk njihet kurrë.
Ndaj dhe ne paraqesim para medieve, para shqiptarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar, fakte të pakundërshtueshme të farsës që delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet.
Ishte shumë demonstrues ky rast sepse është shumë e rrallë të kapësh ndarjen e parave.
Po ja që është evident.
Këta janë të njohur si persona. Gjithçka është e identifikuar”, tha Berisha.