E rrallë nga farsa e 11 majit/Hapen 4 kuti votimi dhe gjenden 450 vota më shumë

Kjo ka ndodhuir në farsën elektorale të 11 majit në qytetin e Vlorës. Manipulimet janë të dokumentuara dhe është e qartë se nuk kemi pasur zgjedhje me 11 maj, por mbushje kutish nga regjimi.

Pyetje- A vërtetohet farsa elektorale z. Berisha në kushtet kur ju pretenduat për ‘trenin bullgar’, por në asnjë rast nuk e vërtetuat dot dhe nga ana tjetër pretenduat për 130 mijë fletë të munguara votimi. Nga ana tjetër nga këqyrja që u bë në  KQZ, doli që fletët ishin aty. A nuk po bien dalëngadalë pretendimet e PD?

Berisha: E vërteta është se fole para kohe.

Këtu do jemi me ‘trenin bullgar’ para jush.

Radhën tjetër apo një radhë pas kësaj, këtu do paraqes aktin kriminal të ‘trenit bullgar’ me të gjithë shëmtinë e tij.

Për sa u përket fletëve, asgjë nuk qëndron nga ato që thotë KQZ.

Të gjitha janë falsifikime.

Fletët mungojnë dhe për këtë ka kaq shumë dokumente.

Ku janë fletët?

A e more vesh që u hapën 4 kuti në Vlorë? A e dini ju se u gjetën 450 e ca fletë tepër?

U gjetën në 4 kuti. U gjet kutia e tërë. Ne do bëjmë autopsinë e kësaj farse me durim para qytetarëve, para jush dhe komunitetin ndërkombëtar.

Prandaj, keni parasysh një gjë se jemi në një kohë kur propaganda përdoret për të varrosur dhe mbuluar me mashtrime farsën që ka ndodhur.

Pa sukses!

A i dëgjon ti, ç’na doli ky me këtë narkoshtetin, thonë këto ditë?

Po narkoshtetin, organet më të mëdha të botës me Financial Times, që është gazeta kryesore e Europës, me BILD, Spiegel, me televizionet më të mëdha, në të katër anët e kanë anonçuar, kurse këtu bëjnë …. e ke parë se ç’hipokritë janë?

Prandaj kujdes me këta se këta nuk kanë nder.

Se të shtrosh sot problemin se ku është narkoshteti, je ushtar i Pojës.

Kur e di që Poja kontrollon Durrësin dhe ka tre vite që nuk kapet një kilogram kokainë në Durrës.

Dhe që kur erdhi mandat-arresti, Altin Troplini njoftoi Elvis Doçin dhe Troplinët ia mbathën.

Pra, këta kanë një përpjekje të ethshme, por kësaj here po iu ngec në fyt.

E vutë re daljen e fundit të Altin Troplinit me finlandezin? I shkau goja gënjeshtarit publik me damkë Alfred Shehu të thotë të vërtetën dhe ky i ndërhyn menjëherë sepse u rrëzoi variantin që kishte mashtruar me Troplinin.

Keni konstatuar ju që nuk ka asnjë operacion në Shqipëri për kokainën po nuk erdhën prokurorët ndërkombëtarë?

Shqipëria është toka e kokainës. Këtu policia, prokuroria, qeveria janë të zhytura në pluhur të bardhë, me xhepa, me hundë, me të gjitha.

Dhe duhet të vijnë nga Finlanda, Italia, Gjermania për të kapur trafikantët.

Se ndryshe këta që marrin rroga 7 mijë euro në muaj, po nuk u duken gjë, i kanë për kafe ato, nuk kapin një.

Dhe më e keqja, pa diskutim, që ka policë të ndershëm, pa diskutim që ka prokurorë dhe gjykatës të ndershëm, por këta i dekurajojnë.

Çfarë mund t’i thuash ti BKH-së kur shefi mban në xhep urdhër-arrestin gjersa ai është larguar.

Dhe pastaj të akuzosh atë të BKH-së se ti e nxore, ti nuk e nxore.

Këtë e kisha për ata që shtrojnë pyetjen se ku është ky narkoshteti se nuk e shohim kund.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/Anëtari i bandës së Nuredin Dumanit u emërua numri 2 i policisë në Elbasan për zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në një konferencë për shtyp këtë të …