Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ish-kreun e BKH-së, Aida Hajnaj se dekonspironte operacionet te spiuni i Edi Ramës.
Berisha pasi doli nga SPAK tha para gazetarëve se, Aida e BKH-së raportonte çdo ditë në mëngjes tek Ardi Veliu, spiuni i Edi Ramës.
“Atë pyetje, unë e kam bërë publikisht dhe nuk kam marrë përgjigje.
Asaj pyetje duhet t’i japë përgjigje Irena Gjoka, e cila duhet të deklarojë ka biseda apo nuk ka biseda me Alket Hysenin.
Ka pasur apo nuk ka pasur dosje të Alket Hysenit.
Apo nuk është kështu?
Informacionet unë i kam të shumëburimshme, por kurrë ndonjëherë burimi nuk do dalë sepse qytetari dixhital është sot burimi i vetëm si institucion për qytetarët shqiptarë.
Në një kohë kur Shërbimi Informativ Kombëtar ka bashkuar aksionet me Ergys Agasin dhe kartelet.
Në një kohë kur Troplini i Skapit njoftoi apo nuk arrestoi Troplinin e Durrësit… dhe e keni vënë re ju, ka një hetim kush e informoi Troplinin e Durrësit për t’u larguar? Asnjë hetim sepse atë e ka pasur në dorë Dumani.
Unë mund të them se e informoi Irena Gjoka, por nuk e them se Irena Gjoka ia ka dorëzuar atij me 30 prill dhe Troplini ka qenë gjer me datën 13 në Durrës. Pasi inauguroi festën e Arkend Ballës, Drazhit dhe të tjerëve, atëherë u tha mirupafshim.
Ka një hetim ky Dumani që mbante në xhep urdhër-arrestet gjersa ai të përfundonte në Dubai apo ku të përfundonte?
Asnjë, sepse ai është vetë autori.
Një minutë se është arratisur El Çapo, njeriu më kryesor i kartelit më kryesor të Europës. I vetmi kartel në Europë që disponon portin plotësisht.
Të gjitha këto tregojnë për një konglomerat të krimit me kreun dhe institucionet e tjera të narkoshtetit.
A e dini ju se ajo Aida Hajnaj e BKH-së, pothuajse çdo ditë në 6 të mëngjesit, i raportonte Ardi Veliut, spiunit të Edi Ramës.
Po! U habitën policët që e mbronin Hajnien.
Ardi Veliu në stilin e vjetër të Sigurimit, shkonte te burimi në 6 të mëngjesit.
Burimi ishte Hajnia.
Ardi Velia është një eksponent i krimit nga më të rrezikshmit”, tha Berisha.