Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj strukturave të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK-un dhe emra konkretë si Altin Dumani dhe Hajri, duke i lidhur ata me afera korruptive dhe përpjekje për mbulimin e krimeve të rënda.
Në fjalën e tij për media nga SPAK, ai ka përmendur një shumë të madhe prej 600 mijë eurosh, për të cilën thotë se flitet se është dhënë personalisht për Dumanin dhe Hajrin, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për bashkëpunim me eksponentë të krimit të organizuar për qëllime elektorale.
“Antimafia Italiane nuk ka mbështetur në asnjë fjalë dhe nuk mund të mbështesë kurrë largimin e Troplinit nga Shqipëria.
Për Antimafian Italiane dhe operacionin URA, largimi i Troplinit është një nga aktet më të rënda që ka ndodhur.
Antimafia Italiane ka bërë të gjithë detyrat, por atë e largoi njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë urdhër-arrestin e Irena Gjokës për Troplinin.
Nuk është Antimafia Italiane që ekzekuton vendimet, por janë gjykatat dhe prokuroria shqiptare.
Kështu që nuk besoj kurrë se Antimafia Italiane do donte të mos arrestoheshin bosët e kartelit.
Bosët e kartelit nuk donte të arrestoheshin Altin Troplini me Edi Ramën sepse këta po punon ditë e natë për vota në Durrës.
Dhe ne i kemi denoncuar gjatë fushatës me dhjetëra herë. Edhe darkat e tyre në Kodër të Kuajve, edhe drekat e tyre në shtëpinë e Vangjushit.
Prandaj këtu, Dumani në qiell dhe tokë të hipë dhe zbresë, do quhet Troplin gjer ditën e fundit të jetës së tij. Troplin mbetet ai. Nuk mund t’ia hiqni këtë. Nuk bëni mirë.
Sepse ajo ishte një gjë tmerrësisht e rëndë. Rëndojnë krime monstruoze mbi të. Njëlloj si Hajri. Kush e kishte Hajrin?
Ti e di shumë mirë që flitet për një shumë shumë të madhe, personalisht për Dumanin me Hajrin.
Dhe Hajri që këta thonë se është në kërkim, merr leje ndërtimi para një viti me firmë të Edi Ramës.
Këta janë një konglomerat dhe ata që u fshehin shqiptarëve këtë të vërtetë, janë mjerane të narkoshtetit.
Se këta janë konglomerat.
Urdhëro, i akuzuar se ka prerë në copa kufomën, ky e di se çfarë ka ndodhur aty.
Por fjalët janë, në atë kohë janë thënë që ka dhënë 600 mijë euro.
Unë dokumente nuk kam, por e vërteta është se ai është i lirë.
Ai bëri fushatë aktive, ai shkoi dhe kërcënoi deputeten tonë.
Ndaj dhe mediat, i ftoj mediat të bëjnë një rishqyrtim të qëndrimeve ndaj narkoshtetit sepse, jo ju, se ju bëni një punë dhe rrezikoni në njëfarë mënyrë dhe unë e vlerësoj shumë, por ka të tjerë doktrinarë, ka banalistë, mercenarë, intelektualë mercenarë, të cilët paguhen dhe ushqehen nga narkoshteti dhe duan të mohojnë ekzistencën e narkoshtetit duke u tallur dhe poshtëruar veten e tyre.
Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë, i cilësuar nga mediat më serioze të botës, nga analistë, nga dokumentarë, i cilësuar nga institucione, de facto çdo ditë e më shumë del në pah fytyra e shëmtuar e narkoshtetit”, u shpreh Berisha.