Berisha në SPAK: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin! Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo

Kryetari i PD, Sali Berisha ishte këtë të martë në SPAK nga ku u shpreh se, ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin.

“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.

Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë…

Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha për mediat.

Berisha është thirrur në SPAK pas kallëzimit që i është bërë nga Irena mr tre mbiemra.

Vlen të theksohet dhe fakti se rreth 1 vit më parë, u zbulua vendimi i Gjykatës së Athinës se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar dhe për këtë shkak iu ndalua hyrja për 12 vite në vendet e zonës Shengen.

Irena Gjoka ka mbajtur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata, teksa opozita në atë kohë bëri thirrje që ajo të pezullohej nga detyra dhe ndaj saj SPAK të niste hetimin.

Denoncimi u bë në muajin Maj 2024, teksa tashmë jemi në muajin Qershor 2025, teksa gjyqtarja Gjoka vijon të jetë ende në detyrë dhe ndaj saj nuk ka asnjë hetim.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …