WASHINGTON, DC - JANUARY 30: Robert F. Kennedy Jr., U.S. President Donald Trump’s nominee for Secretary of Health and Human Services testifies during his Senate Committee on Health, Education, Labor and Pensions confirmation hearing at the Dirksen Senate Office Building on January 30, 2025 in Washington, DC. Kennedy is testifying for a second day following a tense three-hour hearing before the Senate Finance Committee where he clashed with Democrats over his stance on vaccines and abortion rights. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

Dyshime për vaksinat/Robert Kennedy shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit në SHBA

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka shkarkuar të gjithë anëtarët e një prej komiteteve më të rëndësishme këshilluese për vaksinimin, një veprim i paprecedentë që pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në politikat e imunizimit në SHBA.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore njoftoi të hënën se 17 anëtarë të Komitetit Këshillues për Praktikat e Imunizimit janë larguar nga detyra.

Ky komitet ka rol kyç në rekomandimin e dozave të vaksinave për popullatën amerikane.

Kennedy, i njohur për qëndrimet e tij skeptike ndaj vaksinave, deklaroi se ky riformatim synon të rikthejë besimin e publikut në komitet, duke akuzuar anëtarët e mëparshëm për konflikte interesi.

“Komiteti nuk do të funksionojë më si një vulë formale për interesat fitimprurëse të industrisë”, tha Kennedy në një deklaratë zyrtare.

Ai shtoi se shumica e anëtarëve ishin emëruar nga ish-Presidenti Joe Biden vitin e kaluar, me mandate që zgjasnin deri në vitin 2028.

Komiteti përbëhet nga deri në 19 anëtarë me të drejtë vote, profesionistë të shëndetësisë dhe mjekë të pavarur që nuk janë punonjës të qeverisë.

Ai koordinohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe mblidhet zakonisht tri herë në vit. Në të marrin pjesë edhe organizata pa të drejtë vote, si Shoqata Amerikane e Mjekësisë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shëndetësisë nuk konfirmoi nëse janë përzgjedhur anëtarë të rinj për komitetin. Takimi i radhës i komitetit pritet të mbahet këtë muaj.

Në një raport të publikuar në maj nga komisioni “Make America Healthy Again”, Kennedy vuri në dyshim sigurinë e vaksinave, duke theksuar se fëmijët amerikanë sot marrin më shumë vaksina se në dekadat e mëparshme.

Ai shtoi se ndonëse të gjitha 50 shtetet amerikane kanë mandate për vaksinim në shkollat publike, shumë vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, nuk i kërkojnë vaksinat për fëmijët.

Qasja kritike e Kennedyt ndaj vaksinave ka ndikuar ndjeshëm edhe në industrinë farmaceutike.

Aksionet e kompanisë Moderna, e njohur për vaksinën kundër Covid-19, janë ulur me 32% këtë vit, ndërsa ato të Pfizer ranë gati me 10%.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Skandal/Njeriu i Tim Walz pas vrasjes së kongresmenes dhe plagosjes së senatorit demokrat

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i …