Rama shfaqet i shpërfytyruar pas daljes nga spitali: Gjallë jam, o Shpëtim…

Edi Rama u shfaq sërish në një diskutim online, njësoj si përpara farsës elektorale të 11 Majit. Edhe këtë herë ai refuzoi përballjen me median, por stisi një komunikim me qytetarë online.

Rama nuk tha asgjë për faktin se pas kthimit nga Gjermania, u shfaq në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai u shtrua më urgjencë në spital, ndërsa burimet thonë se për disa ditë, Rama nuk u shfaq në publik sepse kishte probleme shëndetësore.

Pasi lexoi një koment ku shkruhej: “Gjallë është ky?”, Rama tha: “Gjallë jam, o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam”.

Megjithatë sërish Rama dukej në gjendje të rënduar.

Ndërkohë siç mund të mendohej, ai sërish premtoi cirk dhe propagandë me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Rama deklaroi se, Shqipëria po përpiqet të jetë mikpritëse e eventit “The Globe Soçer Awards”.

“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, por jemi diskutuar edhe Durrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.

Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.

Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne, dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …