Rinumërim i votave edhe në qarkun e Durrësit

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po ashtu edhe 126 kuti të tjera të renditura në materialin e paraqitur nga subjekti ankimues PD-ASHM.

Po për qarkun Durrës, dy anëtarë të KAS vendosën që të hapen edhe te gjitha kutitë e votave te diasporës sipas kërkesën se PD-ASHM.

Po ashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendos që të hapen edhe 60 kutitë sipas kërkesës së Partia Lëvizja e Legalitetit.

Sipas kësaj vendimmarrje, do të hapen 60% te kutive të qarkut Durrës për votat brenda vendit dhe do te rinumërohen 100% te fletëve të votimit të ardhura nga jashtë vendit.

About Redaksia

Check Also

SPAK 6 vjet zvarritje/ A po mbyllet dosja e koncesionit të “Check-Up” që la burrat me “barrë”

Nga Boldnews.al Kur kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga nisja e hetimit për kontratën …