Rinumërim i votave edhe në qarkun e Durrësit

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po ashtu edhe 126 kuti të tjera të renditura në materialin e paraqitur nga subjekti ankimues PD-ASHM.

Po për qarkun Durrës, dy anëtarë të KAS vendosën që të hapen edhe te gjitha kutitë e votave te diasporës sipas kërkesën se PD-ASHM.

Po ashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendos që të hapen edhe 60 kutitë sipas kërkesës së Partia Lëvizja e Legalitetit.

Sipas kësaj vendimmarrje, do të hapen 60% te kutive të qarkut Durrës për votat brenda vendit dhe do te rinumërohen 100% te fletëve të votimit të ardhura nga jashtë vendit.

About Redaksia

Check Also

“O milet, Rama ka siklet”! Mijëra qytetarë dhe diaspora marshojnë nëpër Tiranë

Dita e 63-të e fjalimeve në podiumin e protestës në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll …