Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në dalje të SPAK, ka kritikuar përdorimin e “shenjërisë së gruas” për të mbuluar krimet, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë një justifikim.
Berisha tha se, gratë duhet të kenë standarde më të larta morale dhe të distancohen nga krimi. Berisha u shpreh se të gënjesh për dënimet është një krim dhe se ekziston dokumenti me vulë apostile që e dëshmon këtë. Ai theksoi se ato gra që turpërojnë gjininë e tyre, turpërojnë edhe vetë njeriun.
“Së pari, sipas kësaj logjike, në qoftë se një grua tradhton, ajo nuk quhet tradhtare.
Në qoftë se një grua vjedh, ajo nuk quhet hajdute.
Në qoftë se një grua kryen krim, ajo nuk është kriminele.
Çfarë mendon ti, se shenjtëria e gruas mund të përdoret për të mbuluar krimet?
Përkundrazi, qenia grua përbën një standard moral më të lartë për të qëndruar më larg krimit.
Dhe ato të cilat turpërojnë gruan, turpërojnë gruan dhe njeriun.
Sepse të dalësh dhe të thuash se nuk jam dënuar ndonjëherë, në një kohë kur ekziston me vulë apostile dokumenti i dënimit, ke fshehur një krim.
Të gënjesh në shtet që nuk jam dënuar, ke kryer një krim.
Të parat që duhet të distancohet nga ky soj grash, që të mos mbiftë në shtet, jo më në shtëpi, duhet të jenë gratë.
Gratë kanë pa diskutim standardet më të larta, nuk ka diskutim këtu dhe e meritojnë, por kur tejkalojnë çdo lloj standardi, ato turpërojnë shumë keq gjininë e tyre në radhë të parë”, tha Berisha.