SPAK, i gjati dhe të paprekshmit e godinës së xhamtë!

Nga Basir ÇOLLAKU

Lajmet rreth përballjes me drejtësinë të pushtetit janë gjithnjë e më të vjetra dhe shqetësuese njëherësh. Njoftimet e vyshkura të Strukturës së Posaçme janë më tepër me kokë nga zgjedhjet dhe qëndrimet rreth tyre, duke parë barometrin e sjelljes për nesër.

Pushteti u zgjerua. U bë zaptues.

Rama me bandat e Mafian prodhuan mandate përtej çdo parashikimi. Madje dhe të tijtë u befasuan. Rast i pahasur në botë. Në mandatin e 4 pasi ke kriminalizuar ekonominë e rrëmbyer çdo pushtet, merr mbështetje ekstreme.

Shpresa se SPAK do të dukej rreth 11 majit e do vijte dorë mbi zullumqarët e pafund, u shkri si iluzion. Ende vrapi i tyre ka mbetur në oborrin e opozitës. Berisha e Meta e peshku dhuratë Veliaj por jo rrethi i tij.

Tek Rama dhe çeta e paprekur, por e fuqizuar me mandate të mbushur me kokainë, kur do të trokasë?!

Përgjimet e shumta sky-enchro të ardhura nga partnerët janë thinjur në Prokurori..!!

SPAK-ut i mungojnë prej së paku tre vitesh
Edi Rama
Olsi Rama
Belinda Balluku
Engjëll Agaçi
Taulant Balla
Damian Gjiknuri
Olta Xhaçka
Ervin Hoxha
Blendi Klosi
Niko Peleshi
Bled Çuçi
Pirro Vengu

E mjaft zyrtarë të tjerë, deputetë e bashkiakë, apo drejtues të administratës qendrore e vendore. Tender bërës e tender fitues. Biznesmenë të mëdhenj e të allasojshëm lindur nga trafiqet. Vrasës e trafikantë strategjikë.

Po krimi elektoral një batërdi mafioze kur do të preket?!?! Një amnisti vrasëse…!

Të gjithë në një bord rreth qeverisë e fitoreve të saj të përbashkëta elektorale. Me firmën e bekimin e atij. Të gjatit. DEA, DIA e të tjera kanë halle kur ju trazohen interesat globale. Edhe aty kemi mbërritur ndaj po flasin. Por godina prej xhami ka mungesa jo thjeshtë transparence por edhe rezistence..Ka emra të paprekshëm që kanë bërë Shqipërinë të prekë fundin. Shumë xhama pak dritë. Kjo nuk arnohet me operacione “finlandeze” sado aperitiv suksesi të sajdisen e shiten, për turistët ligjorë në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

PS feston përvjetorin

Nga Lutfi DERVISHI PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël. PS-ja …