Posta e fletëve të votimit të diasporës shqiptare, DHL nën hetim në Britani

BRITANI E MADHE- DHL, kompania postare e cila transportoi fletët e votimit për emigrantët shqiptare në 85 shtete të botës për zgjedhjet e 11 majit po synon të zgjerojë praninë e saj në tregun britanik. Firma gjermane kërkon një bashkimi me kompaninë britanike të shpërndarjes Evri, por si fillim duhet të kalojë një hetim.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) njoftoi të mërkurën se do të nisë hetimet për këtë bashkim, duke kërkuar komente nga palët e interesuara deri më 25 qershor. The guardian raporton se CMA po hetonte blerjen e DHL dhe Commerce UK nga Evri, si dhe blerjen e një aksioni minoritar në Evri nga kompania mëmë DHL Group.

Bashkimi DHL-Evri, pritet të jetë ndër operatorët më të mëdhenj të pakove në Mbretërinë e Bashkuar, me mbi 30,000 korrierë dhe shoferë furgonësh, si dhe 12,000 punonjës të tjerë. Sipas të dhënave të firmës së logjistikës Pitney Bowes, Evri ka shpërndarë 14% të të gjitha pakove në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2022. Ndërkohë, DHL dhe Evri pretendojnë se grupi i ri do të mund të dorëzojë mbi 1 miliard pako dhe 1 miliard letra çdo vit.

DHL e Gjermanisë është kompania e tretë më e madhe e shpërndarjes në botë për nga vlera e tregut, dhe teksa firma kërkon të zgjerojë shërbimin e saj, në Shqipëri u ngritën akuza nga Pratia Demokratike, për shërbimin e saj postar në lidhje me transportin e fletëve të votimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare.

Kostoja e paguar nga buxheti i shtetit për shërbimin e postës është 9.2 milion eurpo, pra gati 10 mln euro. Të gjitha këto para janë marrë nga kompania “DHL” për të kryer shërbimin e nevojshëm për të gjithë qytetarët që këto zgjedhjet për herë të parë votojnë. Por, procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit tek zgjedhësit që jetonin jashtë territorit të Shqipërisë, hasën probleme me shërbimin postar. Votuesit hasën vonesa në shpërndarjen dhe kthimin e fletës së votimit të diasporës. Partia Demokratike akuzon gjithashtu, se DHL ka shkelur kushtet e kontratës me KQZ, duke nënkontraktuar kompani të tjera postare. Teksa kontrata me Shqipërinë, nuk funksioni si duhet dhe pati denoncime për shërbimin e ofruar, tashmë ngelet për t’u parë nëse, DHL do të plotësojë kushtet për t’u zgjeruar në Britani.

About Krye Redaktor

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …