Pas telefonatës së drejtpërdrejtë në Ora News dhe gazetaren Beti Njuma, është dënuar presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Mësohet se Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot dënoi Metën me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv për këtë veprim.
Presidenti i PL, Ilir Meta ka zhvilluar një telefonatë livë në studion e lajmeve në Ora News me moderatoren Beti Njuma.
Meta u shpreh se prokuroria nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.
Denoncimi i Metës
Jam rrëmbyer pas asnjë letër policie.
Pas asnjë prezantim se kush ishin ata kriminelë.
Terrorizonin njerëzit dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte.
Dhe pastaj më e bukura është se prapa meje ishte makina private ku më futën mua.
Kjo është drejtësi me regji të mirëfilltë politike dhe kriminale.
Si e gjykoni ju, është rastësi që sot gjykohet gjoja Apeli lë në burg Veliajn dhe nëser mbylleshin zyrtarisht hetimet e mia dhe mua këto më kanë marrë gjoja edhe të pandehur para pak ditësh, u zgjatën prap hetimet.
Për ça zgjaten?
Këta kanë 6 vjet që më hetojnë mua me firmën e Altin Dumanit.
Është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi im. Ne në Strasburg do i fitojmë të gjitha çështjet.