Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu qëndrojnë në themel të shkatërrimit të këtij sistemi!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët ka akuzuar ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-zëvendës kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu si themeluesit e një praktike të kalbëzuar që, sipas tij, ka shkatërruar themelet e drejtësisë.
Berisha tha se, sot ryshfeti ka arritur përmasa marramendëse, duke përmendur shifra që, sipas tij, shkojnë deri në dhjetëra milionë euro për çështje të caktuara, sidomos nën ndikimin e karteleve të drogës.
Tani, e kam theksuar dhe e theksoj se prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës.
Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin.
Ju jeni gazetarë dhe takoheni çdo ditë me njerëz, në qoftë se gjeni një qytetar të vetëm që po i ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni dhe të rrëzojmë këto.
Por sot u garantoj se ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në tërë historinë e këtij shteti.
Ka qenë një periudhë kur, nuk e mohoj, kur ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini thotë, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ, i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Po!
Dhe t’u them të vërtetën, në qoftë se ka një themel të shkatërrimit të atij sistemi, qëndrojnë para së gjithash këta dy vetë. Ua them me keqardhjen më të madhe sepse këtë praktikë nuk ndoqi Rexhep Meidani. Jo.
Rexhep Meidani kreu detyrën e kryetarit të KLGJ që ishte në atë kohë.
Kjo praktikë u instalua me këta dy persona dhe ju mund të bëni një hetim se çcfarë do u thonë gjykatës dhe prokurorë.
Natyrisht unë kërkova që ta publikonin, se erdhën dhe më pyetën mua. Menjëherë ta publikojmë, u thashë.
Por ata nuk e publikuan sepse të dy këta, ky çakalli që ishte sekretar i përgjithshëm i KLGJ-së në atë kohë, kërkuan që raporti të mos bëhej publik.
Por sot u garantoj që shifrat, krahasuar me atë kohë, janë dy apo trefishuar.
Sot, sidomos me shumat e pamasa, kolosale që disponojnë kartelet e drogës, pa kufi, mos u çudisni që për gjykime të caktuara jepen edhe dhjetëra milionë euro, nuk po them shifra se i kam, por sa të sakta janë, nuk e di.
Pra, kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një shkallë të tillë të tmerrshme korrupsioni siç ka sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …