Berisha: Raporti i Parlamentit Evropian e cilëson Ramën si mizogen, kurse Skapin si një levë të partisë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar gjatë një konference shtypi për qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj situatës në Shqipëri pas masakrës elektorale të 11 majit. Berisha tha se, Raporti i Parlamentit Evropian e cilëson Ramën si mizogen, kurse Skapin si një levë të partisë.

“Pëllumbesha Spirogjoka është bërë famëzezë jo vetëm si zonja 5-milionëshe, atë e paraqita unë këtu, dokumentet, por famëzezë sepse për Olta Xhaçkën i vë zjarrin Kushtetutës për hir të Edi Ramës.

Se kjo është e vetmja kryetare parlamenti në Evropë që nuk dërgon vendimet e parlamentit në Gjykatë Kushtetuese dhe zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Të kesh kurajë dhe të dalësh para shqiptarëve pasi ke marrë një damkë të tillë ndërkombëtare, do të thotë ta shpallësh veten robot, për të mos përdorur epitete të tjera.

Raporti, pra damkos Edi Ramën sepse ka mungesë të përgjegjshmërisë demokratike.

Nuk ka akuzë, kjo dy fjalë janë, por këto dy fjalë janë të rënda sa guri.

Përgjegjshmëri demokratike do të thotë se nuk ekziston demokracia.

Do të thotë se nuk zbaton ligjet dhe i shkel ato.

Raporti akuzon Ramën dhe Lubi Ballukun për faktin se ligjet e prokurimeve publike janë allasoj me xhepin e tyre dhe jo me standardin e BE, detyrim i prerë i Shqipërisë në përputhje me MSA-në.

Por raporti nuk kursen kësaj here Altin Troplinin.

Sepse raporti flet për ndërhyrje të vazhdueshme politike, çka do të thotë se Skapi është një levë e partisë.

Pra, edhe ato mashtrime të bëra, po u del kallaji.

Skapi paraqitet në raport si një organ në të cilin dora e zezë politike e Edi Ramës është e stërfuqishme.

Se si mundet të mashtrohen shqiptarët dhe të mos u thuhen të vërteta, ky është një akt i papërgjegjshëm.

Raporti dënon mungesën e plotë të reformës elektorale sepse Edi Rama nuk do reformën.

Një problem madhor në raport rezulton liria themelore e fjalës dhe e medieve.

Ligje nuk përputhen me standardet evropiane. Mizogeni, e ka rastin e sulmit personal të Edi Ramës ndaj Ambrozia Metës apo ndonjë gazetareje tjetër.

Ka termin mizogeni dhe qytetarët shqiptarë e dinë mirë se kush ka kryer akte mizogenie, kush është përmbajtur publikisht pa shpërthyer në akte mizogenie, dhe ai është Edi Rama.

Raporti akuzon shtetin për mungesë transparence. Parlamentin si një institucion që nuk pyet për grupet e interesit, për konsulenca”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …