Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, raporti i PE thekson nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në procesit e anëtarësimit. Gjatë një konferencë me gazetarët në selinë e PD, Berisha deklaroi se, raporti bënë thirrje që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.
“Pa asnjë diskutim. E penalizon thellësisht dhe ata e thonë. Mirëpret ambicien thotë, mirëpret ambicien e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Por thotë, rikujton se, vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave, të cilat zgjasin sa është e nevojshme, për të implementuar reformat e nevojshme.
Thekson nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe përfshirjen e procesit të anëtarësimit, përfshirë dimensionin e tij parlamentar.
Paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit të balancave.
Por kush ta lexojë? Ajo që e nxjerr Don Kishotin nga Janjari. Ku mund ta lexojë ajo këtë.
I bën thirrje Shqipërisë, thotë, për të përshpejtuar reformat, për të forcuar sundimin e ligjit. Nuk ka sundim ligji. Të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Të presë lidhjet, Edi Rama, Taulant Balla, Ervin Hoxha, Belinda Balluku. Edhe kjo Spirogjoka, se kot nuk e quajta Spirogjoka unë jo.
Të sigurojë mbrojtjen e të drejtave thelbësore dhe të bëjë përparime në fushatën e lirisë së shprehjes, lirisë së informacionit, pluralizmit.
Indirekt raporti thotë se, pluralizmi është në rrezik. Pra shkon çështja tek pluralizmi, që nuk duhet të ekzistonte kurrë, dhe pavarësisë së mediave.
Paralajmëron kundër veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave. Kush të ja lexojë asaj. E kuptoni vetë ju, sa e papërgjegjshme është.
Thekson detyrën e parlamentit për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa vonesë. Pa vonesë.
Thekson rolin themelor dhe të pazëvendësueshëm të parlamentit për ruajtjen e kontrolleve dhe të balancave.
I bën thirrje Shqipërisë për të siguruar përgjegjshmëri demokratike.
E kuptoni apo jo? Përgjegjshmëri demokratike, dmth këtu për demokraci nuk pyet njeri.
Çdo rresht që lexohet në këtë raport, bën autopsinë e narkoshtetit”, tha Berisha.