Deputeti i kartelit të “Pojës” me pasuri 2.3 miliardë lekë

Deputeti i PS në Durrës, Arkend Balla, është i ri-zgjedhur me më shumë vota më 11 maj, që sipas akuzave të PD, ia ka siguruar anëtari i bandës “Troplini”, Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”. Me këtë grup kriminal, deputeti socialist Arkend Balla, ka lidhje si ish-drejtor menaxhimi i kompanisë “Nistal Sh,p.k” pjesë e grupit të kompanive të vëllëzërve “Danaj” në Vlorë, sekuestruar nga SPAK, për trafik droge e pastrim ndërkombëtar parash me Troplinët e Durrësit.

Deputeti Arkend Balla, është shumë i afërt me vëllezërit Nexhmedin, Sadrit e Vexhi Danaj të Vlorës, por pjesë e stafit të kompanisë “Nisatel Sh.p.k” e kompanive të tjera të tyre, ai u bë në datën 5 qershor 2021, me detyrën drejtor menaxhimi. Por, duket se lidhjet e Arkendit me strukturat shtetërore janë edhe më të thella sesa dihet aktualisht nga media.

Në postimin e lajmit për lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët, një komentues, i cili duket i informuar rreth këtij personazhi shkruan se, “Pse nuk e thoni qe ky ka vene cunin e tezes Shef AMP Z.Mema, ne Durres dhe ja zgjidh ai te gjitha punet me policine.” Ky koment nxjerr në pah se kartelet e Durrësit kanë njerëzit e tyre edhe në çdo strukturë tjetër të shteti në këtë qytet.

Arkend Balla, një nga emrat më të lakuar në zgjedhjet e 11 majit ka në llogari bankare plot 2.3 miliardë lekë, ose më saktë 230,207,998.00 ALL. A ka nevojë të shtojmë prona të tundshme dhe të patundshme për të kuptuar nivelin e pasurisë që zotëron Balla?

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

About Krye Redaktor

Check Also

Rama u hoqi amerikanëve licensat e puseve të naftës për rusët e McGonigal

Së fundmi, në mediat ëmerikanë është botuar një lajm ku thuhet se është rihapur çështja …