Dosja Partizani/ Berisha: Ne nuk kemi ende në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë edhe një shpjegim gjatë konferencës për shtyp për çështjen “Partizani” që tashme ka kaluar për gjykim. Berisha tha se, ne nuk kemi ende në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim.

“Së pari, komenti im është vetëm ky: personalisht ne të interesuarit dhe trupa e mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim.

Nuk kemi vendimin.

A mund të imagjinoni ju? Edhe kjo ndodh.

Të gjitha të tjerat do përcaktohen nga konsulta me avoketërit, e cila është jashtë kësaj salle”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vetmja gjë që i duhet triumfit të së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.

Arben MALAJ Në muret e historisë së filozofisë, pak thënie godasin me forcën e thjeshtësisë …