Nga Adriana KALAJA
Besoj se të gjithë e mbani mënd, sesi mbi 40 pushtues me uniformë pushteti, iu sulën vjet në gusht, tendës time “pa leje”.
Ashtu në fakt si iu sulën Teatrit Kombëtar, Unazës së Re, Bregut të Lumit, 5 Majit, Laprakës e kudo ku mafia e betonit kishte interes apo si në rastin tim, kisha dalë kundër kësaj mafie me akte e ide konkrete.
Sot, ajo që po ndodh me kullat pa burim të ligjshëm financimi, konkurset fake me projektues të huaj që pastrojnë paratë e pista, me qëllim kryesor shkatërrimin e identitetit, historisë dhe trashëgimisë kulturore të Tiranës, më/na legjitimon e na jep të drejtë në të gjithë këtë betejë për mbrojtjen e saj.
Çfarë i lidh të gjitha këto që përmenda më sipër?
Urrejtja ndaj çdo gjëje shqiptare, që në fakt karakterizon çdo pushtues.
E këta, kanë tejkaluar secilin prej tyre në gjithë historinë e zymtë shqiptaro – ilire.
Të kthehemi te tenda “pa leje”.
Duke qenë se pushtuesit nuk ja arritën qëllimit për ta shëmbur atë për shkak të qendresës time, që në fakt duhet ta bëni të gjithë, më gjobisin me 5 milion lekë e më kallëzojnë penalisht “për ndërtim pa leje”.
Prokurorja e Tiranës (ndaj së cilës shpreh gjithë konsideratën time sepse e di sa ndërhyrje është bërë për të kundërtën), ka vendosur:
– Pushimin e procedimit penal ….(fotot 1-3).
Në arsyetimin e Saj, prokurorja ashtu si dhe unë në padinë administrative që po gjykohet, ka ngritur dy çështje thelbësore:
- A ka ndërtim?
- Dhe nëse ka ndërtim, a është pa leje apo jo?
Duke qenë se nuk ka ndërtim (ndërtimi ka kondicionet e veta që të quhet i tillë), se bëhet fjalë për Tendë Dielli, bie çështja e parë e si rrjedhim bie çështja e dytë ajo e “ndërtimit pa leje”.
Do thoni Ju nuk i dinë punonjësit e administratës këto?
Po i dinë.
Por janë pushtues e kanë urrejtje ndaj çdo gjëje shqiptare e secilit që i mbron ato.
Edhe duke sakrifikuar familjen e fëmijët.
Në këtë kuadër, unë betejat e mia pa kompromis do i çoj deri në fund, por çështjet i kam për dy personazhe të rëndësishëm të këtij “Teatri” pushtuesish që po luhet në të vetmin Kryeqytet të botës pa Teatër:
Së pari për Dumanin Altin, i cili është ndër të vetmit që nuk “sheh” pastrimin e parave të pista te Kullat që shtohen çdo ditë, e së fundmi me praktikën e projektuesve të huaj, të cilët kundrejt çmimeve maramendëse bëjnë sekserin midis firmave të ndërtimit, mafies dhe Kryeministrit, njëkohësisht edhe lejedhënësi i tyre.
Pooooor, se gjithmonë ka një poooooor, këto Kullat do e zenë brenda Dumanin Altin, se agjensitë e huaja europiane dhe amerikane po i informojmë.
Sidomos me rolin “sehirxhi” të tij në këtë krim makabër ndaj Tiranës dhe Shqipërisë.
Së dyti, për atë që ndodhet në Burgun e Durrësit.
Nuk e di a e kuptoi se armiqtë realë të tij ishin Edi që i jepte urdhër për shembjen bardare të Teatrit e vetë nuk firmoste deri te Belinda e Nesti Angoni.
Më falni.
Blendi Gonxhe….
E për shumë vepra penale që kemi kohē të flasim.
Ndaj sot, kam një pesazh për këtë personazh.
Nëse para 10 shkurtit i thoja se kishte vetëm 2 rrugë:
- Ose të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.
- Ose të ndiqte rrugën e Arben Ahmetaj.
Sot i them se kam VETËM një rrugë:
– Të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Upsssss se desh harrova.
Nëse e bën, të mos përdor asnjë lloj ushqimi apo pije të burgut të Ministrit të Dosjes 184 .
Do thoni Ju po ndonjë çështje të tretë për personazhin Edvin Kristaq Rama nuk ke?
Së shpejti……se Unë, jam Kalaja e Tiranës.
PS: Uroj që mediat e pushtetit që kanë dy javë që më luten të shkoj në studiot e tyre që të shaj Sali Betishën, pres të më ftojnë për këtë çështje dhe sesi bëhet pastrimi i parave të pista nëpërmjet ndërtimit të Kullave me leje të Edvinit të Kristaqit .
Përshirë edhe atë që nuk i ndahet në rrokje as emri e as mbiemri.