Fatos LUBONJA
Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. Kjo është një çështje kulture 30-vjeçare. Pra, ne në vend që ta bëjmë votën të shenjtë, vullnetin e individit të shenjtë, mendojmë se si të vjedhim votën.
Vullneti për të vjedhur njëri-tjetrin shfaqet në shumë forma. Çështja është: si mundemi ta ndalojmë këtë? Në Austri janë anuluar zgjedhjet nga Gjykata Kushtetuese vetëm se dy qendra nuk u mbyllën në kohën e duhur, teksa nuk prishej kurrsesi rezultati, por nuk ishte korrekt procesi. Këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.
Rinumërimi në Tiranë do të tregojë kulturën e përgjithshme që kanë vjedhur. Duhet të bëhet mësim. Këtu flitet për vjedhje votash, nuk dëgjoj as në Kosovë, as në Maqedoni dhe nuk mendoj se mund të ketë vend në Evropë që të ndodhë kjo.
Kur Rama thoshte hap kutitë ose largohu ne e kishim një variant zgjedhjesh. Domethënë çështja nuk është se si janë bërë vjedhjet ose manipulimi i votës, rëndësi thelbësore ka vullneti për të qenë i drejt dhe për të bërë zgjedhje të lira dhe zgjedhje të ndershme, apo vullneti i mbrapsht për t’i manipuluar dhe për të gjetur mënyrat për ti bërë manipulimet.
Nëse ju kujtohet kur ishte PS në kohën kur ishte Kastriot Islami unë mbaj mend që ata gjetën një marifet që ishte elektronik, që i shpërndanë qytetarët që nuk dinin se ku kishin qendrën e votimit. Pra nëse ju kujtohet Dushku ishte një formë tjetër që një zonë shumë të ngushtë nxorën 9 deputetë.
Mekanizmat ndryshojnë , hajduti njëherë vjedh me një formë një herë me një formë tjetër, por ai që nuk ndryshon është vullneti i keq dhe format bëhen pastaj se si ti shpëtoj policisë. Kur e di që kjo formë kapet përdoret një formë tjetër.
Kutitë për mendimin tim janë tregues i asaj kulture, te kutitë veprojnë këto grupet brenda partive që janë më të forta dhe ka rivalitete , ose fitoi ky pse mos fitoj unë, që është pjesë e asaj kulturës…çështja mbetet se si mund të ndryshohet kjo, por është e njëjta gjë si do të ndryshojë korrupsioni.
Neve dhe ushqimet nuk na i japin shqiptarëve. Ndryshimi fillon nga shumë drejtime, por ama fillon..vërtetë thuhet se çdo popull ka qeverinë e vetë, pra qeveria pasqyre e popullit, por mund të jetë dhe e kundërta që populli të bëhet pasqyrë e qeverisë.