Beci nën hetim/ Spahia: Shkodra duhet t’i rikthehet qytetarëve, larg hajnisë e krimit!

Pas daljes së dokumentit kur rezulton se Bent Beci ishte nën procedim penal para zgjedhjeve të 11-Majit, por SPAK e fshehu për t’i dhënë kohë të ndikojë në farsën elektorale, ka reaguar ish-kryebashkiaku i Shkodrës, aktualisht deputet i zgjedhur nga lista e hapur, Bardh Spahia.

Spahia thotë se Beci është kurbani i radhës, por mesa duket me datë skadence pas datës 11. Ai bën thirrje gjithashtu për rikthimin e Shkodrës qytetarëve të saj.

Reagimi i Spahisë

Procedimi penal për korrupsion nr. 196. Kurbani i rradhës: mish beci. Me sa duket Benet Beci paska qënë mbetje e riciklueshme me datë skadence 11 maj.

Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve, larg hajnisë dhe krimit.

About Redaksia

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …