Rinumërim i votave edhe në Gramsh e Peqin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin.

Ky vendim vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e Partisë Demokratike në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.

Një nga përfaqësuesit tha se në pamjet filmike të siguruara nga procesi i numërimit janë konstatuar momente që ngrenë dyshime të forta për manipulim apo mosrespektim të procedurave zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …