Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. Opozita u parball me narkodiktaturën që përdori mënyrat më të errëta të mundshme që ta nështronte opozitën.

SPAK në vend që të hetonte e procedonte Benet Becin i cili na rezultoi pas 11 majit se ishte nën akuzë për vjedhje e për abuzim me paranë publike, i turrej me gjithë fuqinë e vet që ja jep ligji, por në mënyrë të paligjshme, Bardh Spahisë, ish kryetarit të Bashkisë e kandidat o opozitës për 11 majin. E gjithë kjo zhurmë për të krijuar opinion në Shkodër për Spahiun, por që fatkeqësisht ju dështoi pasi atë e njef shumë mirë qytetaria e Shkodrës.

Por qytetaria e Shkodrës tashmë e ka kuptuar edhe se kush po i drejton bashkinë. Një kukull e Edi Ramës dhe bandave të tij që përdoret për suvatim imazhi të liderit global kur ka nevojë për pak “Veri” në fjalimet e tij të propagandës.

SPAK sajoi çfarë mundi për një vendim krejtësisht të bazuar në ligj për shkëputjen e marrëdhënieve të punës me një person gjatë kohës që ka drejtuar bashkinë e Shkodrës Spahiu. Dhe arriti askund. U përfshi ne luftën politike të fushatës së votimeve të 11 majit, duke mbrojtur e siguruar Becin e duke sulmuar paligjshmërisht në mënyrë të paskrupullt dhe pacipësisht Bardh Spahinë. E thirren tre here gjate fushatës. Ndërkohë që harruan të thërrasin Becin që vete e kishin vënë nën akuzë

Dyfytyrësinë e drejtësisë së “pavarur”, të menaxhuar nga Rama dhe Uluzinjtë e tij nuk ka task – forcë që e shpërlan. Përdorimi i saj në rastin e Shkodrës është flagrant. Ata tashmë e kanë humbur besimin e qytetarëve shqiptarë. Dhe jo vetëm…

About Redaksia

Check Also

Berisha thirrje qytetarëve: Ndiqni rrjetet sociale, Rama ka urdhëruar mediat e tij të censurojnë faktet për farsën elektorale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se Edi Rama ka urdhëruar mediat që kontrollon …