Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në një konferencë për shtyp këtë të premte akuzoi Altin Dumanin se ka bashkëpunuar me një nga kartelët më të rrezikshëm të drogës në Europë. Sipas tij, Dumani, ose siç Berisha e quan Altin Troplini, mbajti për tre javë një urdhër arresti ndërkombëtar pa e ekzekutuar, duke u dhënë kohë bosëve të arratiseshin. Berisha e quajti Dumanin “ushtar të botës së krimit” dhe pjesë të fushatës së partisë në pushtet në Durrës. Berisha u shpreh para gazteravëve se Dumani u përpoq të fshihej pas Antimafias dhe DEA-s, por përgjegjësia është vetëm e tij dhe e qeverisë Rama. Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se kjo çështje do të marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lideri opozitar, Sali Berisha tha se Krenar Guçe, bashkëpunëtor i bandës së Nuredin Dumanit sipas dëshmive të vetë Dumanit, është emëruar zëvendësdrejtor policie në Elbasan si shpërblim për veprimtari kriminale gjatë fushatës. Berisha tha se Guçe informonte grupe kriminale për lëvizjet e rivalëve, por në vend që të hetohej apo arrestohej, është promovuar.
Lideri democrat, Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se “fle mbi dosjet e krimit” dhe mbron bashkëpunëtorët e botës së krimit. Sipas Berishës, drejtësia është e kapur dhe vepron me standard të dyfishtë: nga njëra anë mban në burg Ilir Metën pa prova, ndërsa liron apo promovon persona të përfshirë në krim.
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi farsën elektorale duke publikuar një tjetër rast nga burgu i Elbasanit, ku sipas tij, Sara Mila, të cilën e quan “princesha e burgut”, ka marrë 92 nga 102 vota, duke treguar qartë manipulimin dhe presionin mbi votuesit e burgosur.
Berisha tha se burgjet kontrollohen nga bandat, të cilat kontrollojnë edhe kandidatë si Ulsi Manja. Berisha theksoi edhe përfshirjen e emrave të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi në manipulimin e votës së të burgosurve. Sipas Berishës, ky është një tjetër shembull i qartë që provon se zgjedhjet ishin një farsë nga fillimi në fund.