Skandal/Njeriu i Tim Walz pas vrasjes së kongresmenes dhe plagosjes së senatorit demokrat

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i emëruar nga Guvernatori Tim Walz në vitin 2019, si të dyshuarin kryesor për një seri sulmesh të armatosura ndaj zyrtarëve të lartë politikë.

Ngjarjet ndodhën në orët e para të së shtunës. Sulmuesi, i maskuar si oficer policie, u fut në banesën e senatorit John Hoffman dhe gruas së tij në Champlin, ku hapi zjarr, duke i lënë të dy në gjendje kritike. Më pas, në Brooklyn Park, u vra ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Melissa Hortman, së bashku me bashkëshortin e saj.

Policia gjeti në një automjet të braktisur një listë me objektiva politikë dhe materiale propagandistike kundër Donald Trump, duke ngritur dyshime për motiv politik pas sulmeve. Ato përkojnë me datën e një proteste të planifikuar dhe me një paradë për ditëlindjen e Trump.

Pas një shkëmbimi zjarri me forcat e rendit, Boelter arriti të arratisej dhe aktualisht është në kërkim. Është vendosur urdhër për qëndrim në banesë në zonat e prekura, ndërsa policia ka bërë thirrje për vigjilencë të shtuar.

Guvernatori Walz e dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si “një sulm brutal ndaj demokracisë” dhe aktivizoi Qendrën Shtetërore të Emergjencave. Ai premtoi se autoritetet do të ndjekin çdo pistë për të sjellë autorin përpara drejtësisë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse Boelter veproi i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.

About Krye Redaktor

Check Also

Netanyahu ngre alarmin: Irani po ndërton një bombë bërthamore!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pohuar se Irani ka prodhuar uranium të pasuruar mjaftueshëm …