Avokati tregon pse nuk u paraqit Berisha në SPAK

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata. Berisha nuk u paraqit në SPAK për shkak të një viroze.

I pranishëm ishte vetëm një nga avokatët e tij, Ledio Nuraj, i cili ka bërë me dije se Berisha nuk mund të paraqitej për shkak të gjendjes shëndetësore.

Edhe avokati Genc Gjokutaj e konfirmoi këtë lajm.

“Në cilësinë e avokatit mbrojtës ju bëj me dije se sot me datë 16.06.2025 ora 10.00, zoti Berisha kishte paraqitjen e tij në SPAK në zbatim të vendimit të GJKKO për caktimin e masës së “detyrimit për paraqitje”!

Për arsye shëndetësore (gjendje virale) paraqitja e tij ishte e pamundur!

Në lidhje me sa me sipër, u njoftua prokurori!”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …