CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi-Spiropalit: Po e trajtoni Kuvendin si pronë private, anuluat seancën parlamentare për të ngrënë drekë në Greqi!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se po e trajton parlamentin, si pronë të saj private.

Në fjalën e tij për procedurë, Bardhi i kujtoi Spiropalit anulimin e seancës parlamentare të javës së kaluar, për shkak të një darke private në Greqi, duke i kujtuar kryeparlamentares, se mbi 60 nisma të deputetëve, kryesisht ato të opoziztës nuk kalojnë në rend dite.

Janë iniciativa në interes dhe dobi të qytetarëve, përfshirë minimumin jetik, rritjen e pensioneve dhe ligjin për kontrollin e investimeve’, u shpreh Bardhi, duke shtuar se iniciativa e fundit, do të shërbejë që investimet të mos përqendrohen në duart e qeverisë.

Do duhej që parlamenti të mblidhej të enjeten dhe na thatë që jeni vizitë zyrtare në Ukrainë. Ne fakt ishit duke ngrënë drekë në Greqi. Kjo është një arrogancë e shtuar dhe tragues se si po e trajtoni Kuvendin, si prone private. Gjithashtu ju bëj me dije se po mbani në sirtaret e Kuvendit më shume se 60 nisma ligjore të ardhura nga deputetët. Ju trajtoni me urgjenca ligjet korruptive të qeverisë dhe lini në harresë nismat e deputetëve dhe kryesisht te deputetëve opozitarë.

Ndaj s’kemi dhënë dakordësi për kalendrin në 3 javët e mbetura. Planizoni se kur iniciativat e deputetëve do të kalojnë, që të miratohet minimum jetik, rritja e pensioneve brenda legjislaturës, ligji për kontrollin e investimeve që mos të përqëndrohen në dorën tuaj. Janë iniciativa në dobi të qytetarëve. Uroj t’ju ketë shijuar dreka në Athinë dhe bllokuat punimet në Kuvendin e Shqipërisë, ndryshe nga sa kishte miratuar seanca plenare”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …