Ilirjan Celibashi, koka e krimit që drejtoi masakrën zgjedhore të 11 majit…

Kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi akuzon kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, se është koka e krimit që drejtoi masakrën zgjedhore të 11 Majit me porosi të Edi Ramës dhe Altin Dumanit.

Maliqi rithekson sërish akuzat për manipulimin e zgjedhjeve në Bashkinë Kuçovë, ndërrimin e kutive, trenin bullgar, fshehjen e formularit të dekriminalizimit, dhomën e fshehtë në KZAZ dhe mbrojtjen e Kreshnik Hajdarit.

Postimi

Celibashi është bashkëpunëtor i masakrës elektorale por smë ka dëgjuar njeri kur e akuzova për manipulimin e zgjedhjeve në Bashkinë Kucovë, ndërrimin e kutive, trenin bullgar, fshehjen e formularit të dekriminalizimit, dhomën e fshehtë në kzaz e krimit në Kuçovë, mbrojtjen e Hajdarit të Kucovës si ky Hajdar ka mbrojt gjithë hajdarët e Rilindjes duke kryer masakër elektorale në dëme të opozitës dhe demokracisë. Qetësia e tij tregon dhe fsheh krim të madh elektoral.

Ndaj tij do reaguar sa më shpejt se është koka e krimit elektoral me porosi të Ramës dhe mbrojtje të Dumanit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sot shqiptarët thirren në një mision historik për të përmbysur diktaturën!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke deklaruar se shqiptarët …