Deputetja e PD, Elda Hoti kritikoi ashpër mazhorancën në pushtet që sipas saj, nuk njeh jo vetëm ligje, por as moral e kufij institcionalë.
Teksa akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali për zotërimin e Kuvendit të Shqipërisë a thua të ishte pronë e saj, deputetja Hoti tha se të gjitha këto tregojnë fytyrën e vërtetë të pushtetit, ndërsa zgjedhjet e 11 majit, sipas saj, treguan se kishim të bënim me një farsë elektorale.
“Seanca u shty se kryetarja ishte në udhëtim jashtë vendit, sikur të ishte zyrë e saj. Kuvendi s’është prona e juaja, por ka rregulla e s’mund të merrni me vete çelësat e Kuvenidt sa herë u bie rruga jashtë. Kjo është fytyra e pushtetit, që s’njeh ligj e moral, as kufij institucional. Zgjedhjet treguan se kishim farse elektorale, operacion i strukturuar për të vjedhur vullnetin e qytetarëve. S’donin qeveri teknike, sepse donin të përdornin krimin, shtetin, administratën, tenderat për të marrë pushtetin.
Mashtruar e manipuluat, dhunuat vullnetin e qytetarëve, sepse keni frikë nga vota e lirë ndaj nuk bëtë qeveri teknike. Të vetmit që i nxinë faqen Shqipërisë jeni ju, me aferat, korrupsionin e krimin aleat dhe përdhosja e çdo standardi demokrati. Keni ngritur regjim të frikës, makineri për vjedhjen e votës, ndërsa qytetarët s’kanë shërbime. Incineratorët dogjën në letra, ndërsa milionat shkuan për bandat, 5D ndërsa drejtësia mbyll sytë. Zgjedhjet e fundit turpërojnë çdo standard evropian.
Kërkon vota për t’i vjedhur ato. S’ka më votë të lirë e shtet ligjor, ku frika e manipulimi janë mjeti juaj politik. Përfaqësoni bandat dhe krimin e organizuar, etërit tuaj politik që burgosnin shqiptarët se donin të ishin të lirë. Pasardhësit e baballarë komunistë, vijnë me erma të rinj, vijnë me kostume të reja, me gjyqtarë të komanduar, jo më internime por shantazhe ekonomikë:, tha Hoti.