Malltezi shkruan në një postim në Facebook se, nuk ka privatizim të klubit, por të objekteve të rrënuara në tokë të privatit në përputhje me ligjin. Klubi Partizani u vodh nga kompania ku është drejtor i vëllai i Edi Ramës.
Ka mashtrim/kakofoni të qëllimshme me “Privatizimi i Klubit Partizani” – kjo është e gënjeshtër. Klubi Partizani u vodh nga kompania ku është drejtor i vëllai i Edi Ramës. Ne, pronarët, NUK kemi përfituar klubin Partizani nga asnjë proces privatizimi.
Ne kërkuam TOKËN tone qysh në 1994 e deri në 2007, kur u realizua kthimi i tokës së të parëve që ishte grabitur pa asnjë letër nga hajduti pushtet komunist. Më pas, në përputhje me ligjin e kthimit të pronës, që detyronte që OBJEKTET në pronë private privatizohen për pronarët e tokës.
Deri në fund të privatizimit, shteti detyrohet të paguajë qira për objektet në tokë pronari privat por nuk ka paguar as qera për 3 vjet që e vonoi. Pra, nuk ka privatizim të klubit, por të objekteve të rrënuara në tokë të privatit në përputhje me ligjin.
Prokurorët bëjnë kakofoni dhe nuk duan zbatimin e ligjit për pronarët, por mbyllin sytë kur Edi Rama grabit edhe klubin edhe tokë private (familja Deliu) që është brenda Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura për t’ia dhuruar kompanisë së të vëllait.