Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është shkaktare e bllokimit të procesit të intergimit të Shqipërisë në BE.
Sipas Tabakut, Shqipërinë po e nxijnë ata që kanë mundësi të bëjnë ndryshimin, teksa iu referua mahorancës socialite, duke shtuar se sikurse shumë mundësi të tjera, kanë në dorë të organizojnë zgjedhje normale, por që nuk e kanë dëshirën për ta bërë.
Tabaku theksoi nevojën e diskutimit të një raporti për zgjedhjet në shtator dhe prezantimin e një resolute në parlament, ku elementi i parë i saj të jenë zgjedhjet e 11 majit.
“Faqen e Shqipërisë s’e nxin opozita, por ata që kanë mundësi për ta ndryshuar e që kanë mundësi të organizojnë zgjedhje normale dhe s’e bëjnë. Ka ardhur koha që këtë proces ta bëjmë për të gjithë shqiptarët që s’e shikojnë ndryshimin këtu po jashtë, ndaj parlamenti ka nevojë të ngrihet mbi ndasitë politike e t’i pranojnë të vërtetat siç shkruhen në raportet e PE apo raportet e tjera.
Standarde të munguara në kontrollin e pushtetit apo paaftësinë e parlamentit për të ngritur komisione hetimore. Për t’i ndërgjegjësuar ndërkombëtarët në këtë proces, se integrimi s’mund të jetë marketing politik por ndryshim për qytetarët.
Nevojën për t’i parë të vërtetat siç i kanë parë deputetët e PE-së, e për të ndërtuar për shqiptarët një ofertë ndryshe që s’erdhi nga kjo qeveri. Shpresoj shumë që javët e ardhshme të kemi dikustim edhe për raportin, dhe në shtator të nisim rezolutë që elementi i 1 të jenë zgjedhjet. S’ka pengesë më të madhe për Shqipërinë se sa qeveria, mungesa e vullnetit politik. Harrojeni se do të vijë me këtë qeverisje”, tha Tabaku.