Noka: Pushteti i tronditur nga zbardhja e farsës elektorale!  

Deputeti Flamur Noka akuzoi kryetaren e Kuvendit se po shkel rëndë rolin institucional të parlamentit dhe po e përdor atë si mjet për interesa personale dhe politike.

Në deklaratën e tij, Noka reagoi ashpër ndaj një komenti të bërë nga kryetarja e Kuvendit, ku ajo u shpreh: “Ma njihni për nder që po i bëj këto seanca”. Sipas Nokës, një qëndrim i tillë përbën fyerje për përfaqësuesit e zgjedhur dhe për vetë sovranin, qytetarët shqiptarë.

“Është e turpshme dhe tërësisht e papranueshme që spikerja e parlamentit t’u thotë deputetëve: “Ma dini për nder që unë po i bëj këto seanca”.
Zonjë, ky parlament është i zgjedhur nga sovrani, dhe sovrani na ka zgjedhur për ta përfaqësuar atë dhe për të vazhduar punën në shërbim të ligjit, kushtetutës dhe interesave të sovranit.

Nuk është çështje humori që i teket spikeres të thotë: “Unë e mbyll sot, unë e hap nesër, dhe më thoni faleminderit” dhe që deputetët ta duartrokasin.

Turet tuaja turistike nuk mund ta bllokojnë kurrë axhendën e këtij parlamenti. Parlamenti, edhe në mungesën tuaj, ka dy nënkryetarë që mund ta vazhdojnë punën. Ju mungojnë 5–10 deputetë dhe nuk i kaloni ato “noterizime” që ju kërkon sulltani kjo nuk është çështje e parlamentit.

Ju e keni kthyer parlamentin në një noter të çdo akti që vjen nga sulltani, por ky nuk është misioni i këtij parlamenti. Dhe po ju them një gjë: harrojeni, ky parlament nuk është dyqani juaj që hapet dhe mbyllet kur të doni, dhe që funksionon sipas tekave dhe interesave tuaja.

Që nga data 11 maj, ju keni problem me funksionimin e parlamentit, sepse demaskimi i farsës, me zë dhe figurë, ju ka krijuar probleme dhe stres. Prandaj keni filluar të ulërini, duke folur për “dokrrat” dhe “përralla”.

Zonjë, duhet të keni parasysh një gjë: për aq kohë sa jeni në atë karrige sepse do të vijë Sara të zërë vendin tuaj përpiquni të ruani dinjitetin e institucionit që përfaqësoni”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …