Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj mazhorancës për mos interesim të tyre për të diskutuar çështjet e integrimit.

Tabaku gjatë fjalës së saj dhe debatit që kishte me kryetaren e kuvendit Elisa Spiropali tha se, në komisionin e çështjeve Evropiane ne Kuvend në nuk bëjmë dot kuorum.

“Deputetët e mazhorancës nuk vijnë në mbledhje dhe po ju bëj ju thirrje si kryetare e Parlamentit që të merrni në dorë grupin e Partisë Socialiste. Të ulen, të vijnë dhe të miratojnë se ka agjendë parlamenti. Sot zonja kryetare në kishim në rend të ditës për të diskutuar raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit që është gati atje. Ju nuk e futet në rendin e ditës për të diskutuar. Sot ne në rendin e ditës mund të kishim diskutuar për raportin e parlamentit Evropian i cili kaloi ne komisionin e jashtëm, i cili nuk është futur përsëri në rendin e ditës.

Unë e kuptoj që GP i PS nuk do të jetë këtu në shtator po ky nuk është halli i jonë, ky është halli juaj. Parlamenti ka nevojë të ketë një debat për diskutimet në Parlamentin evropian, për raportin mbi zgjedhjet, për raportin e OSBE – ODIHR. Sepse fjala integrim në fund të ditës është standarde. Dhe fillon nga standardet e zgjedhjeve. Kështu që më vjen keq që edhe ato ligje dhe raporte që janë gati ju nuk u vendosni në rendin e ditës. Grupi parlamentar i PD ka propozuar më shumë se 60 iniciativa dhe asnjë nuk po diskutohen. Unë e kuptoj se ka një mungesë vullneti politik edhe për të çuar përpara integrimin”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …